Sport

Zyrtare: E konfirmon Borussia, Jadon Sancho lojtari më i ri i United

1 Korrik 2021, 10:52 Nga DOSJA
Zyrtare: E konfirmon Borussia, Jadon Sancho lojtari më i ri i United

GJERMANI – Tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Lirisht mund të themi se Jadon Sancho do të jetë futbollisti më i ri i Manchester Unitedit. Borussia Dortmund ka konfirmuar se Sancho do të përfundoj në ‘Old Trafford’ për 85 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar, nga gjigandët gjermanë nëpërmjet një deklarate, para administratori Hans-Joachim Watzke të ulej para shtypit për të shpjeguar më tej situatën. “Ka një marrëveshje me Manchester United për Sancho,”- i tha ai shtypit. – Ishte dëshira e shprehur e Jadon për të ndryshuar, ne do të donim ta mbanim atë. Ne nuk jemi të lumtur për paratë, por jemi të trishtuar që ai po largohet”.

Lojtari i Kombëtares së Anglisë do të firmosë kontratë deri në vitin 2026 me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027. Gjithsesi, transferimi do të konsiderohet zyrtar, pas përfundimit të testeve të nevojshme mjekësore.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund hans-joachim watzke jadon sancho manchester unitedit old trafford borussia dortmund hans-joachim watzke jadon sancho manchester unitedit old trafford

Sondazh

Poll