Sport

VIDEO / Nuno Espirito Santo flet fjalët e para si londinez…

1 Korrik 2021, 05:32 Nga DOSJA
VIDEO / Nuno Espirito Santo flet fjalët e para si londinez…

ANGLI – Më në fund, Tottenham Hotspurs e gjeti trajnerin e ri. Ai do të jetë Nuno Espirito Santo, i cili u largua nga Wolverhampton Wanderers në fund të sezonit, për të zënë vendin e lënë bosh të lënë nga Jose Mourinho, i shkarkuar.

Spursat kanë njoftuar, se trajneri i ri, 47-vjeçari portugez ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, që është e vlefshme deri në vitin 2023.

“Kur ke një skuadër me cilësi dhe talent, ne duam t’i bëjmë tifozët krenarë dhe t’i kënaqim. Është një kënaqësi e madhe dhe një nder, jam i lumtur dhe mesi pres të filloj punën. Nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të fillojmë menjëherë punën, sepse sezoni fillon pas disa ditësh”,– është shprehur trajneri i ri për faqen zyrtare të Tottenham Hotspurs.

? ????? ?? ?

Nuno’s message to Spurs fans around the world.
#WelcomeNuno pic.twitter.com/ErqTWZ8JEI

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 30, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho nuno espirito santo tottenham hotspurs josë mourinho nuno espirito santo tottenham hotspurs

Sondazh

Poll