Sport

Duhet portofol i “fryrë”, publikohen çmimet stratosferike për të ndjekur sfidat gjysmëfinale të Europianit

30 Qershor 2021, 20:53 Nga DOSJA

EUROPË-Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Euro 2020 që do të luhen në “ëembley” mund ti ndjekë me kënaqësi, me kusht të respektojë rregullat e Covid-19 por gjithashtu të ketë një portofol të fryrë. Kapaciteti i stadiumit në Londër është rritur dhe do të jenë 60 mijë tifozë dhe kjo i ka lejuar UEFA-s të vendos një stok të ri të biletave por edhe duke rritur çmimin.

Për ndeshjet e datave 6 dhe 7 korrik, shuma e parave që duhen paguar për një biletë të kategorisë 1 (ato të tribunës qendrorë) kanë kaluar nga 750 në 1000 euro, ndonëse pritet që ato të mund të rriten edhe më shumë, për të mos menduar për çmimet që mund të kapin në tregun e zi biletat që vetë tifozët mund të shesin, për të përfituar.

Ndërkohë, çmimet e biletave të tjera, të paktën sipas atyre që ka nxjerrë UEFA në shitje variojnë: 195 euro për ato të kategorisë 3 dhe 595 euro për kategorinë 2. Kujtojmë që nga 90 mijë vendet e disponueshme të “ëembley-t”, në impiantin mitik pritet të jenë prezentë 64-65 mijë vetë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 uefa euro 2020 uefa

Sondazh

Poll