Sport

Brazili akuzohet për homofobi: askush nuk e vesh fanelën me numër 24!

1 Korrik 2021, 10:25 Nga DOSJA

BRAZIL – Ndërsa Brazili përgatitet të përballet me Kilin në çerekfinalet e “Copa America”, Federata e Futbollit të këtij vendi është thirrur për t’iu përgjigjur akuzave të homofobisë, që janë ngritur nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave LGBT, e cila ka ngritur një ankesë për mungesën e fanelës me numrin 24 midis lojtarëve të “seleçaos”.

Numri 24, në fakt, shpesh atribuohet komunitetit homoseksual në Brazil. Gjykatësi i Rio de Janeiro, Ricardo Cyfer, i ka dhanë 48 orë kohë Federatës Braziliane për të shpjeguar pse asnjë nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Tite.

Te kombëtarja braziliane askush nuk ka dashur ta vishte fanelën me numrin 24, ndërkohë që te ekipet e tjera pjesëmarrëse në “Copa America” një gjë e tillë nuk ngjet. Mesfushori i Aston Villa, braziliani Douglas Luiz, emri i fundit në listën e “seleçaos”, zgjodhi fanelën me numër 25, duke e “kapërcyer” numrin 24.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “seleçaos” copa america federatës braziliane gjykatësi i rio de janeiro komunitetit homoseksual lgbt ricardo cyfer “seleçaos” copa america federatës braziliane gjykatësi i rio de janeiro komunitetit homoseksual lgbt ricardo cyfer

Sondazh

Poll