Sport

Belgjikë e njëjtë dhe Itali e transformuar, ja çfarë ka ndryshuar nga përballja e fundit e vitit 2016

1 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
Belgjikë e njëjtë dhe Itali e transformuar, ja çfarë

EUROPË-Pesë vjet më vonë, do të jetë përsëri Itali-Belgjikë në Kampionatin Evropian. Nëse ndeshja e së premtes do të vlejë gjysmëfinalen e turneut, ajo e vitit 2016 ishte ndeshja e parë e Grupit E. Aktualisht të kaltrit kanë përjetur një revolucion në gjithë këto vite si teknik ashtu edhe taktik, ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar atë grup, që ishte në fillim të ciklit e që sot janë në krye të renditjes së FIFA-s.

Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Parolo, De Rossi, Giaccherini, Darmian,Candreva, Pellè dhe Eder ishin 11 lojtarët që mundën atë Belgjikë e kjo tregon qartë se sa ka ndryshuar Italia. Nëse Chiellini rikuperohet,do të ishin vetëm dy lojtarë të konfirmuar në atë takim, duke llogaritur edhe Immobilen.

Në menaxhimin e Mancinit mund të shikohen disa pika të përbashkëta me atë Italinë e vitit 2016. Ashtu si Conte, tekniku actual është mbështetur te grupi dhe loja kolektive. Moduli i ish-trajnerit të Interit ishte shumë më energjik dhe i bazuar në mekanizmat 3-5-2 ndërsa ai aktual është më i rrjedhshëm dhe i manovrueshëm. Nuk ishte rastësi fitorja 2-0 me golat e Giacherinit dhe Graziano Pelle-s, shembulli i një futbolli pa yje por me të gjithë protagonistë.

Nga ana tjetër, Belgjika është një ekip më i vendosur: Courtois, Aldervild, Vermaelen, Vertonghen, Ëitsel, De Bruyne, Hazard dhe Lukaku ishin pjesë e Euro 2016.Cikli i trajnerit Martinez filloi menjëherë pas atij Kampionati Evropian, i ulur në stol pas shkarkimit të Ëilmots i cili humbi në çerekfinale kundër Uellsit. Në mes të vendit të tretë në Kupën e Botës 2018, sot numri 1 në renditjen e Fifa, Belgjika është më e pjekur dhe ka ambicien për të ngritur trofeun e parë në histori.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika euro 2020 italia belgjika euro 2020 italia

Sondazh

Poll