Sport

Portieri Berisha bëhet torinez, sot kryen vizitat mjekësore

1 Korrik 2021, 09:59 Nga DOSJA

ITALI – Portieri dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, tani mund të quhet një lojtar i Torinos. 32-vjeçari shqiptar ka zbarkuar në qytetin piemontez për të kryer vizitat e zakonshme mjekësore në qendrën e mjekësisë sportive, e cila ndodhet në brendësi të stadiumit “Olimpico Grande Torino”.

Pas dy sezonesh te skuadra e SPAL, gardiani kuqezi transferohet te skuadra e Torinos me parametra zero. Akordi është arritur prej kohësh, teksa mungon zyrtarizimi, i cili me gjasa nuk do të vonojë.

Portieri 32-vjeçar Ertrit Berisha e njeh mjaft mirë Serinë A italiane. Më herët ai ka luajtur dhe mbrojtur portat e Lazios dhe Atalantës, gjithashtu edhe të SPAL-it, para se ajo të zbriste dy sezone më parë në Serinë B.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “olimpico grande torino” etrit berisha lazios dhe atalantës portieri dhe kapiteni i kombëtares kuqezi spal “olimpico grande torino” etrit berisha lazios dhe atalantës portieri dhe kapiteni i kombëtares kuqezi spal

Sondazh

Poll