Aktualitet

Ishte bërë “mburojë” për shokët, i ndihmonte të shisnin kokainë, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë! Në pra

1 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Ishte bërë “mburojë” për shokët, i

TIRANË– Një efektiv policie është vënë në pranga së bashku me 2 shokët e tij, ndërsa me vete kishin kokainë. Në pranga ka përfunduar polici i Komisariatit numër 2 të Tiranës, Elefterio Sullaj, ndërsa dy të tjerët janë identifikuar si Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Ky i fundit ishte në arrest shtëpie, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të tre personat janë prangosur ditën e sotme në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, ku shoferi i mjetit ishte efektivi i Policisë, ndërsa në mjet kishin kokainë por nuk bëhet me dije sasia. Mësohet se Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij për të mos u pikasur nga kolegët e tij teksa shpërndanin kokainë. 

Efektivi akuzohet për veprat penale: prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike; shpërdorimi i detyrës; korrupsion pasiv; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Bashkë me efektivin në makinë si pasagjerë ndodheshin; Mikel Zhegu, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Eris Tafa, akuzohet largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit. Sullaj ka qenë edhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Tiranë, Pandeli Sullaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterio sullaj eris tafa mikel zhegu elefterio sullaj eris tafa mikel zhegu

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...