Aktualitet

1 Korrik 2021, 08:22 Nga DOSJA

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës, disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë 4 të tjerë.

Seanca është mbajtur në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të plagosurve. Prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për të miturin, 17-vjeçarin Elmilind Dyli por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata. Për herë të parë pas ngjarjes, dëshminë e tij e ka dhënë edhe 17-vjeçari Elmedin Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku. Ky i fundit tha se ishte gjyshi i tij, ai që tha fjalët e fundit, duke bërë që më pas të niste edhe përplasja me armë zjarri. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut.

Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres masakra e velipojes gjykata e shkodres masakra e velipojes

Sondazh

Poll