Aktualitet

15 mijë euro po i çonte në Dubai! Procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova, si u kap në Rinas

1 Korrik 2021, 07:59 Nga DOSJA
15 mijë euro po i çonte në Dubai! Procedohet penalisht

TIRANË– Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi u kap me 15 mijë euro, që do i dërgonte në Dubai nga aeroporti i Rinasit. Paratë janë gjetur të fshehura në çantën e tij dhe nuk ishin të deklaruara, ndaj Policia ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapen para ne rinas kapen para ne rinas

Sondazh

Poll