Aktualitet

Operacioni ‘Bregdeti ynë’! Procedohen 13 administratorë subjektesh në Divjakë, kishin ‘zaptuar’ vijën bregdetare pa

1 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Operacioni ‘Bregdeti ynë’! Procedohen 13 administratorë

DIVJAKË– Pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme përgjatë vijës bregdetare në vend, kanë nisur dhe procedimet ndaj administruesve të lokaleve dhe hoteleve. Policia bën të ditur se janë proceduar penalisht 13 administratorë subjektesh pasi kanë ushtruar veprën penale ‘pushtimi i tokës’.

Ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra. U proceduan penalisht administratorët e lokaleve, personat: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.Procedohen penalisht 13 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, gjatë ditës së djeshme në plazhin e Semanit dhe Darzezës janë liruar 13 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektorati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të bashkisë Fier, gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra.Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.Operacioni do vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Operacioni ‘Bregdeti ynë’ u zhvillua përgjatë gjithë ditës së djeshme në qytetet bregdetare. Ky aksion nisi menjëherë pas urdhërit të Ramës për të larguar hapësirat bregdetare që janë zaptuar në mënyrë të paligjshme. Operacioni u shtri në Durrës, Divjakë, Vlorë dhe Lezhë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll