Aktualitet

Vendosën shezlongë dhe çadra pa leje në bregdet, procedohen 7 administratorë në Durrës, policia publikon pamjet

1 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
Vendosën shezlongë dhe çadra pa leje në bregdet,

DURRËS– Policia ka proceduar 7 administratorë subjektesh në Durrës, pasi kishin vendosur shezlongë dhe çadra në hapësira bregdetare. Ata i kishin zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme, ndaj policia bëri të mundur heqjen e 478 shezlongëve dhe 239 çadrave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Procedohen penalisht 7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Durrësit, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasit:L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.Operacioni vijon pa probleme.

Dje sekuestrimi, sot procedimi! Operacioni ‘Bregdeti ynë’, policia heton administruesit e subjekteve në Divjakë, Durrës dhe Vlorë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...