Aktualitet

Dje sekuestrimi, sot hetimi! Operacioni ‘Bregdeti ynë’, policia procedon administruesit e subjekteve në Divjakë, Durrës,

1 Korrik 2021, 09:03 Nga DOSJA
Dje sekuestrimi, sot hetimi! Operacioni ‘Bregdeti ynë’, policia

TIRANË– ‘Operacioni Bregdeti ynë’ ka marrë masa ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që kanë vendosur çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në bregdet.

Në Divjakë janë proceduar penalisht 13 administratorë subjektesh pasi kanë ushtruar veprën penale ‘pushtimi i tokës’. Ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra. U proceduan penalisht administratorët e lokaleve, personat: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Në Vlorë dhe Sarandë janë proceduar 8 administratorë subjektesh, pasi kishin zaptuar në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.

Në Durrës Policia ka proceduar 7 administratorë subjektesh, pasi kishin vendosur shezlongë dhe çadra në hapësira bregdetare. Ata i kishin zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme, ndaj policia bëri të mundur heqjen e 478 shezlongëve dhe 239 çadrave.

Në Velipojë është proceduar një adminstratore subjekti pasi ka vendosur çadra dhe shezlonë në hapësira bregdetare në mënyrë të paligjshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...