‘Nuk mund të rrimë në diell’/ Bashkia i caktoi vend të ri për tregun e fruta-perimeve, tregtarët protestojnë:
1 Korrik 2021, 07:47Nga DOSJA
DURRËS–Ditën e sotme, tregtarët në Durrës kanë dalë në protestë. Atyre iu është lajmëruar nga Bashkia e qytetit bregdetar, se tregu do të transferohej. Tregtarët nuk pranojnë që të lëvizin nga vendet ku kanë shitur për vite me radhë.
Për shkak të rikonstruksionit të tregut në lagjen 12 tregtarët duhet të largohen tregun që t’i hapin rrugë punimeve. Tregtarët protestues shprehen se vendi që u ka caktuar bashkia për të ushtruar aktivitetin është i papërshtatshëm, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjenik për tregtimin e fruta-perimeve.
“Nëse do shkojmë atje, Bashkia të marrë masa sepse atje nuk mund të rrimë në diell, atje ka vetëm ferra do shkojmë të presim ato se nuk ka asnjë mundësi të bësh tregtim malli aty. Ne kërkojmë që të riparohet kjo që kemi dhe të vijnë të na sqarojnë. Na thanë do vijmë dje në orën 3 dje dhe asnjë nga zyra ska ardhur. Pa asnjë sqarim, duam të shohim projektet, po na hedhin në rrugë si rrecka, ne jemi 500 veta këtu dhe çdo rregullim këtu e kemi bërë me lekët tona. Tregu bëhet në qendër të qytetit, nuk mund të bëhet në ato zona dhe aq më tepër që ne kemi paguar taksa. Kemi mbi 20 vite këtu dhe kemi firmos kontratën. Askush ska të drejtë të na levizë për një vit, atje nuk vjen askush, na bie dielli në kokë kush do përgjigjet për ne”– u shpreh një nga tregtarët për ‘Faxweb’.
Edhe tregtarë të tjerë të indinjuar thanë se kanë dëgjuar që në këtë zonë do bëhët ndërtimi i një pallati dhe askush nuk interesohet për kushtet e tyre të vështira.
“Të riparohet vendi këtu, ca do bëjmë ne mes sheshit, ta dimë edhe ai që ka marrë tenderin kur e fillon punën, kur e mbaron, duhet ta dimë cila firmë është. Ne skemi as me ca lëvizim, jemi në kushte skandaloze, po mesa di këtu do bëhet pallat, po bëhet pa plan dhe pa marrjen e mendimit tonë. Ne operojmë prej vitesh këtu dhe jemi shumë të varfëre. Një treg ka Durrësi edhe këtë duan ta prishin.Na ka ardh nje letër që mua më duket sikur është shtyp në kancelari jo në Bashki, ne nuk jhemi kundër rikonstruksionit të markatës por jo në korrik edhe ne të levizim dhe të na prishet malli për 10 minuta. Të na japin kohë minimalisht 2 muaj dhe ne të levizim”- u shpreh një tregtar.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIVJAKË– Pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme përgjatë vijës bregdetare në vend, kanë nisur dhe procedimet ndaj administruesve të lokaleve dhe hote...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, pasi varianti i ri i Covid, Delta mbetet alert, pasi ...
BERAT- Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Tomorrit, i cili ka shkrumbuar mbi 20 hektar pyje. Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe ter...
Nga Klodiana Lala Ka dy mënyra për të interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore të ngarkesave me kokainë në Europë kanë shënuar rekord të njëpasnjëshëm përgja...
DURRËS– I moshuari i cili u gjet i mbytur në plazhin e Durrësit ditën e djeshme është identifikuar nga policia. Viktima është një 82-vjeçar i identi...
TIRANË– Një aksident që mund të kishte përfunduar më tragjikisht ndodhi mesditën e djeshme në spitalin ‘Ushtarak’ në Tiranë. Një vajzë ka hyrë me makinë në...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ndryshimin e orës policore në vend. Panorama. al dhe ...
TIRANË– Muaji korrik do të nisë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Sh...