Aktualitet

Hapet pika kufitare e Kapshticës/ Nis edhe lëvizja e trageteve në portin e Sarandës dhe Korfuzit

1 Korrik 2021, 09:19 Nga DOSJA
Hapet pika kufitare e Kapshticës/ Nis edhe lëvizja e trageteve në

GREQI– Pika kufitare e Kapshticës është hapur ditën e sotme. Nga sot, në këtë pikë kufitare  do të lejohen të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonalë që ishin deri këtë mëngjes.

Ende nuk ka detaje sesi do të funksionojë kjo pikë kufitare,pasi hapja ende nuk është bërë zyrtare prej autoriteteve greke.

Pritet të hiqet tavani prej 1500 personash në Kakavijë dhe zgjerimi i orarit nga 07-24,ndoshta mund të vendoset që kjo pikë doganore të funksionojë 24 orë, ndërsa në Qafë Botë pritet të hiqet kuota prej 250 personash dhe të lejohet rinisja e aktiviteti normal të doganës,si për lëvizjen e udhëtarëve edhe për atë të mallrave.

Edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kapshticës pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...