Aktualitet

Lehtësimi i masave, Manastirliu: Mbetet ende alerti nga varianti Delta, mos ulni vigjilencën

1 Korrik 2021, 07:28 Nga DOSJA
Lehtësimi i masave, Manastirliu: Mbetet ende alerti nga varianti Delta, mos

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, pasi varianti i ri i Covid, Delta mbetet alert, pasi është shfaqur pranë nesh, në Kosovë. Teksa rikujton se sot hyjnë në fuqi lehtësimet e masave anti covid, ajo këshillon që të mos ulet vigjilenca.

“ Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.  Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Sot me 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore. Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu rihapja e vendit varianti delta ogerta manastirliu rihapja e vendit varianti delta

Sondazh

Poll