Aktualitet

20 ha pyll është shkrumbuar! Mali i Tomorrit prej 4 ditësh nën ‘pushtetin’ e flakëve, temperaturat dhe era e fo

1 Korrik 2021, 07:27 Nga DOSJA
20 ha pyll është shkrumbuar! Mali i Tomorrit prej 4 ditësh

BERAT- Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Tomorrit, i cili ka shkrumbuar mbi 20 hektar pyje. Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe terreni që vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu prej tre ditës, helikopterët po ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët, por ende pas asnjë rezultat. 

Zjarri nisi në fshatin Lybeshë pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr, si pasojë nga Policia e Shtetit janë arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll