Sport

Dy rekordet e Shevchenkos,njeriu që ngriti Ukrainën në majën e futbollit

30 Qershor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Dy rekordet e Shevchenkos,njeriu që ngriti Ukrainën në majën

UKRAINË-Ukraina ishte skuadra e fundit që siguroi kalimin në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Andriy Shevchenko ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Suedisë pas 120 minutash lojë në Glasgow të Skocisë dhe tani do të sfidojë Anglinë në çerekfinale. Kjo është e para herë për Ukrainën që arrin deri në këtë fazë dhe padyshim meritë të vecantë ka ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevcenko që ka hapur një kapitull të ri si trajner. Edhe si lojtar ai doli të bënte histori me këtë përfaqësuese, fillimisht duke shënuar golin e parë në një Europian të Ukrainës dhe madje është golashënuesi më i mirë me 48 gola të shënuar.

Në Botërorin e vitit 2006 ia doli të conte Ukrainën në cerekfinale, një arritje që nuk kishte ndodhur asnjëherë, ndërsa ishte Italia që ndërpreu ëndrrën e ukrainasve. Fati gjithmonë të ofron mundësi të reja. Shevcenko arriti kulmin si lojtar me kombëtaren në përballjen ndaj Italisë në vitin 1995,ndërsa kundër Anglisë, ishte kundërshtari i fundit që luajti me fanellën e përfaqësueses duke zhvilluar 111 takime. Më datë 3 korrik, Ukraina do të luajë në Romë ndaj Anglisë dhe për këtë Andrij Shevcenko kërkon ndihmë nga italianët me një Olimpico të mbushur plot e për të bërë tifo për të.

“Si trajner dhe si lojtar janë emocione të ndryshme dhe të çmendura, por ia vlen të përjetohen. Unë jam shumë krenar për djemtë e mi. Ata dhanë gjithçka. Ne do të luajmë kundër një skuadre shumë të fortë. Unë kam besim që publiku Italian do të na mbështesë. E dimë rëndësinë e ndeshjes”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 shevchenko ukraine euro 2020 shevchenko ukraine

Sondazh

Poll