Sport

“Euro2020” / Deschamps nën akuzë, Zinedin Zidan gati të realizojë ëndrrën e tij

29 Qershor 2021, 14:57 Nga DOSJA
“Euro2020” / Deschamps nën akuzë, Zinedin Zidan gati

FRANCE – Dita më pas, ndonjëherë dhemb më shumë, mëndja është më e freskët dhe e kupton më mirë atë që ke bërë. Eliminimi i Francës nga “Euro2020” në fazën e 1/8-ave është një dështuim nga çdo këndvështrim.

Një humbje që nuk e pranon askush nga francezët, kampionët e botës në fuqi dhe pretendentët kryesor për këtë aktivitet me disa nga yjet e momentit në kontinent, si Mbappe, Benzema apo Kante e Varan.

Shumë talent në një skuadër të vetme, për të menduar që mund të shkërmoqet në këtë formë. Një humbje që vjen nga Zvicra e vogël, më pak e talentuar, por shumë më e organizuar si skuadër. Dhe pikërisht tani fillon gjyqi.

Deshamp është i akuzuari i parë, duke lënë mënjanë penalltitë, Franca e këtij Europiani nuk ishte aspak brilante. E vërtetë, ndodhej në grupin e ashtuquajtur të “Ferrit”, nga ku doli e pathyeshme, por me njollën e barazimit 1-1 me Hungarinë, apo barazimit të vuajtur 2-2 me Portugalinë.

I tmerrshëm ishte dhe barazimi 3-3 me Zvicrën, pasi loja e tyre në 10 mintuat e fundit ishte e tmerrshme. Pikërisht për të gjitha këto, Didie Deshamp është nën akuzë, i cili që në shpalljen e listës së të grumbulluarëve, pati dyshime. “Marr përsipër përgjegjësitë e mija,”– tha në konferencën për shtyp Didie.

Po tani çfarë ndodh?!

Ndodh ajo që në Francë po fillojnë të flasin që sot për një Zinedin Zida në krye të pankinës së “gjelave”. Po a do të dorëhiqet Deshamp përpara Botërorit të Katarit? Kontrata e tij është deri në vitin 2022. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit u shpreh i zhgënjyer në deklaratën e tij, duke e konsideruar zhgënjim eliminimin e “Bluve” përpara fazës çerekfinale. “Me Deschamp nuk kam folur ende, por nuk ka nevojë për konfirmime për atë çka pamë, na duhet të flasim, – përfundoi presidenti Noel Le Grat.

Për momentin Zinedin Zidan është pushim, pas largimit nga Reali i Madridit, por ajo çka përsëriste shpesh presidenti madrilen Florentino Perez tashmë merr më tepër kuptim: “Zinedin Zidan e ka ëndërr të drejtojë përfaqësuesen e Francës.” Një ëndërr që ndoshta ka ardhur momenti të bëhet realitet.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll