Sport

Me eliminimin nga “Euro2020”, mbyllet “kapitulli” i Joakim Low te Gjermania

30 Qershor 2021, 05:14 Nga DOSJA

GJERMANI – Me zhgënjim, pas 15 vitesh merr fund “epoka” e Joakim Low në krye të pankinës së Gjermanisë. Humbja 2-0 në “Wembly” ndaj Anglisë në 1/8-t e finaleve dhe eliminimi nga “Euro2020”, ishte e fundit për të në krye të “panzerave”.

Trajneri 61-vjeçar u afrua te Gjermania si ndihmës i Jurgen Klinsmann më 2004-ën dhe më 12 korrik të 2006-ës u emërua trajner i parë i “Die Mannschaft”, pozicion të cilin e mbajti për thuajse 15 vite të plota, pasi “dorëzoi çelësat” vetëm mbrëmjen e sotme.

Joakim Low e drejtoi përfaqësuesen gjermane në plot 198 ndeshje, nga të cilat fitoi 124, barazoi 40 dhe humbi 34 të tjera, me një përqindje suksesi prej 63% të takimeve të fituara në total. Nën drejtimin tij, Gjermania ia doli të fitojë Kupën e Botës në 2014-ën dhe Kupën e Konfederatave në 2017-ën, teksa u rendit e dyta në Europianin e 2008-ës dhe e treta në Botërorin e 2010-ës.

Megjithatë kritikat ndaj trajnerit ishin shtuar ndjeshëm kohët e fundit, si në lidhje me përzgjedhjen, ashtu edhe me performancën e skuadrës në fushë, ndaj Federata Gjermane e Futbollit njoftoi para “Euro2020”, se ky do të ishte kompeticioni i fundit Joakim Low.

Vendin e tij në pankinën e Gjermanisë do ta marrë Hansi Flick, trajner që fitoi gjithçka me Bayernin e Mynihut në sezonin 2019-2020 dhe titullin kampion në sezonin që sapo u mbyll. Më herët, më 2014, Hansi Flick ka qenë ndihmës i Joakim Low, kësisoj e njeh mirë klimën te Gjermania.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘die mannschaft’ euro2020 hansi flick jurgen klinsmann ndaj anglisë wembly ‘die mannschaft’ euro2020 hansi flick jurgen klinsmann ndaj anglisë wembly

Sondazh

Poll