Sport

“Euro2020” / Southgate: “Ende nuk e kemi arritur qëllimin tonë, lojtarët e dinë këtë”

30 Qershor 2021, 04:17 Nga DOSJA
“Euro2020” / Southgate: “Ende nuk e kemi arritur qëllimin

ANGLI – Anglia mundi 2-0 të martën Gjermaninë në një ndeshje “KO”, për herë të parë që nga finalja e kupës së botës më 1966, duke u bërë skuadër pretendente për ta fituar “Euro 2020”. Edhe pse suksesi i madh vjen pas 25 vitesh, trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Sauthgate ka kërkuar ta minimizojë euforinë e fitores, duke patur parasysh ndeshjen çerekfinale që do të zhvillojnë të shtunën.

“Në të vërtetë nuk kishte nevojë ta thoja, por kur u futëm në dhomën e zhveshjes, lojtarët po flisnin për të shtunën tashmë. Dita e sotme ka qenë një performancë e jashtëzakonshme, por me një kosto, emocionalisht dhe fizikisht të fortë. Ne duhet të sigurohemi që të rikuperohemi mirë fizikisht dhe mendërisht, që të jemi në formën e duhur. Është një moment i rrezikshëm për ne,”- deklaroi fillimisht Sauthgate.

“Ne e dimë se do të jetë një sfidë e madhe tani për ne. Lojtarët e dinë këtë. Ata kanë qenë në fazat finale edhe më parë, ata e dinë sa e vështirë ka qenë. Këmbët e tyre janë në tokë, ata duhet të ndjehen të sigurtë në mënyrën se si kanë luajtur, mënyrën e performancës së tyre. Por ne kemi ardhur këtu me një qëllim dhe nuk e kemi arritur atë ende,”– tha në fund trajneri i Anglisë në konferencën për shtyp pas fitores 2-0 ndaj Gjermanisë.

Më 3 korrik, në orën 21:00, në stadiumin “Olimpico” të Romës, Anglia do të ballafaqohet Ukrainën në çerekfinale të “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia gareth sauthgate gjermaninë trajneri i “tre luanëve” anglia gareth sauthgate gjermaninë trajneri i “tre luanëve”

Sondazh

Poll