Sport

“Euro2020” / De Bruyne mund të rikuperohet, Hazard në garë me kohën

30 Qershor 2021, 05:33 Nga DOSJA

BELGJIKE – Kevin De Bruyne me gjasa do të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa shanset që Eden Hazard të luajë në Mynih kundër “Azzurrëve” janë 50%. Kështë ka raportuar gazeta belge ‘Nieuwsblad’, në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy talenteve të kombëtares belge, të cilët u larguan të dëmtuar nga ndeshja kundër Portugalisë.

“Lajmet për ata të dy janë goxha pozitive. Do të jetë një garë me kohën. Ne do t’i shikojmë nga dita në ditë. Eshtë e vërtetë, që nëse do të kalonim në gjysmëfinale, ata patjetër që do të mund të luanin. Por sigurisht që ne duam për t’i bërë gati për ndeshjen çerekfinale,“- ka deklaruar trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Gjithsesi, testet mjekësore kanë përjashtuar dëmtimin serioz të të dy lojtarëve. Por gjendja është më lehtë për mesfushorin e Manchester City, i cili pësoi një dëmtim në kavilje, sesa ylli i Real Madridit, u ankua për një problem në muskuj.

Ndeshja kundër Italisë, e planifikuar për të premten e 2 korrikut në Mynih, është shumë afër, por në kampin belg janë optimistë dhe të dy lojtarët mund të jenë të gatshëm për ndeshjen çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eden hazard kevin de bruyne nieuwsblad roberto martinez eden hazard kevin de bruyne nieuwsblad roberto martinez

Sondazh

Poll