Sport

FOTO/ Mancini në delir, ka gati “vaksinën” anti-Lukaku për ndeshjen e së premtes…

30 Qershor 2021, 15:05 Nga DOSJA
FOTO/ Mancini në delir, ka gati “vaksinën” anti-Lukaku

ITALI-Pas pesë vitesh, do të jetë përsëri përballja Itali-Belgjikë,nëse në 2016, ishte ndeshja e parë e Grupit E, tashmë luhet për më shumë pasi sfida e së premtes vlen gjysmëfinalen e turneut. Në seancën e fundit stërvitore, tekniku Roberto Mancini ka një ide sesi do të rreshtohet përballë belgëve. Në mesfushë mendohet Barella Jorginho dhe Verrati, ndërsa sulmi me treshen Berardi-Immoile dhe Insigne.

Padyshim që Pessina Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen të rëndësishëm dhe mund të japin një kontribut të madh edhe gjatë neshjes, duke marrë parasysh mundësinë që mund ët ketë kohë shtesë nëse takimi përfundon në barazim. Për momentin lajmi i mirë është se Giorgio Chiellini është stërvitur me grupin, prandaj ka një shans të mirë për ta parë atë në mbrojtjen blu që nga fillimi.Në rast se eksperti qendror i Juventusit do të rikuperohet për ndeshjen e së premten në mbrëmje, atij do t’i jepet një nga detyrat më të vështira: të përpiqet të kufizojë Romelu Lukaku

Seanca e pasdites së ditës së mërkurë do të jetë e nevojshme për të pasur më shumë siguri në lidhje me vendimet e Mancinit, i cili në çdo rast nuk do të jetë në gjendje të llogarisë, as kësaj here, Alessandro Florenzin. Siç u konfirmua, formacioni anti-Belgjikë do të ishte praktikisht identik me atë që luajti kundër Austrisë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika euro 2020 italia belgjika euro 2020 italia

Sondazh

Poll