Sport

“Luajnë 22 persona, por në fund fiton Gjermania”, krijoi frazën e famshme, tani Gary Lineker tallet: Është koha të pre

30 Qershor 2021, 09:07 Nga DOSJA
“Luajnë 22 persona, por në fund fiton Gjermania”, krijoi

ANGLI- Ishte një mbrëmje e madhe për futbollin anglez, me një sukses historik për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” që kurrë më parë nuk e kishin mposhtur Gjermaninë në Europian në fazën me eliminim direkt. Madje suksesi i fundit, datonte në vitin e largët 1966, në finalen e Botërorit. Frika se pathyeshmëria e gjermanëve do të vazhdonte edhe në Euro 2020, por nuk ndodhi kështu.

Të gjithë anglezët janë të kënaqur nga ky triumf, por më tepër Gary Lineker, ish-sulmuesi i njohur në vitet 80-90. Një nga frazat më të bukura dhe më të famshmet mbetet ajo me Gjermaninë. “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 njerëz ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund gjermanët fitojnë gjithmonë”.

Një batutë që ka hyrë në histori e që përmendet shumë shpesh sa herë që Gjermania fiton me ndonjë gol në minutat e fundit. Por sot, Geri Lineker ka ndërruar mendje pas fitores së Anglisë ndaj skuadrës së Gjermanisë.“Mendoj se ka ardhur koha që fraza “fitojnë gjithmonë gjermanët” të harrohet. U prehsh në paqe”, ishte postimi me ironi në “Tëitter” i ish-futbollistit të njohur, që është shpërndarë me shumë shpejtësi në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 gary lineker gjermania anglia euro 2020 gary lineker gjermania

Sondazh

Poll