Sport

“Euro2020” / Mbappe i mbytur nga trishtimi: “Nuk fle dot gjumë…”

29 Qershor 2021, 11:31 Nga DOSJA
“Euro2020” / Mbappe i mbytur nga trishtimi: “Nuk fle dot

FRANCE – Duket në një gjëndje shumë të vështiër psikologjike Kylian Mbappe pas penalltisë së humbur mbërmjen e djeshme ndaj Zvicrës që solli eliminimin e Francës. “Është shumë e vështirë të kthesh faqe. Trishtimi është i thellë pas këtij eliminimi. Nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë objektivin tonë.”

Ylli i futbollit francez ka dështuar të shkëlqejë në turneun më të rëndësishëm kontinental, duke humbur madje edhe penalltinë vendimtare, pas 3-3 në kohën e rregullt dhe ato shtesa. “Jam i trishtuar, – shtoi ylli i PSG, – unë doja të ndihmoja ekipin por nuk munda. Do të jetë e vështirë të fle gjumë këto netë, por fatkeqësisht këto janë rreziqet e këtij sporti që unë e dua aq shumë.”

“E di që ju tifozë keni mbetur të zhgënjyer, por gjithsesi do të doja t’iu falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë besuat te ne. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të tregojmë se jemi edhe më të fortë për ndeshjet e ardhshme. Komplimente dhe fat të mbarë Zvicrës”,- uroi Mbappe kundërshtarin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll