Sport

“Euro2020” / Plotësohet “harta” dhe rrugëtimi i çerekfinalistëve…

30 Qershor 2021, 04:48 Nga DOSJA
“Euro2020” / Plotësohet “harta” dhe rrugëtimi

 

ZVICER – Me përfundimin e ndeshjes Suedi-Ukrainë, janë përcaktuar edhe skuadrat që kanë fituar një biletë për të vazhduar në fazën e çerekfinaleve të “Euro2020”-s.

Franca, kampione bote, që konsiderohej si favorite për të fituar trofeun “Henri Delaunay” më 11 korrik në “Wembley”, u eliminua. Gjithashtu, edhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi, i dha lamtumirën “Euro2020”-tës.

Ja se si do të vazhdojë rrugëtimi i mëtejshëm i skuadrave, që do të përballen midis tyre në çerekfinale të “Euro2020”-s:

Më 2 korrik, në orën 18:00, në “Gazprom Arena” të St.Peterburgut, Zvicra do të përballet me Spanjën. Po këtë ditë, në orën 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut, Belgjika do të ndeshet me Italinë.

Më 3 korrik, në orën 18:00, në Baku të Azerbajxhanit, Republika Çeke do të ndeshjet me Danimarkën, ndërsa në orën 21:00, po të së shtunës, Anglia do të përballet me Ukrainën në stadiumin “Olimpico” të Romës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020”-s. franca euro2020”-s. franca

Sondazh

Poll