Sport

VIDEO/ Dovbyk në minutën e 121′! Kartona,traversa e në fund, Ukraina e Shevchenkos eleminon Suedinë

29 Qershor 2021, 21:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Dovbyk në minutën e 121′! Kartona,traversa e në

SKOCI-Ukraina siguron kalimin në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Andrij Shevchenko ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Suedisë pas 120 minutash lojë në Glasgow të Skocisë dhe tani do të sfidojë Anglinë në çerekfinale.Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me anë të anësorit të Manchester City-t, Zinchenko, që mori një kros nga Yarmolenko dhe gjuajti saktë për të dërguar topin në rrjetē.

Suedia ia doli të rikthejë baraspeshën po nnë pjesën e parë me anë të Forsberg, që shënoi pas asistit të Isak, ndërsa rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt dhe dy skuadrat iu drejtuan shtesës 30-minutëshe.

Këtu ishte Danielson që u ndëshkua me karton të kuq dhe la Suedinë me 10 futbollistë, ndërsa ukrainasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe shënuan golin e kualifikimit me Dovbyk në minutën e 120-ë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 suedia ukraina euro 2020 suedia ukraina

Sondazh

Poll