Sport

Në Francë shfrenojnë fantazinë, e bëjnë Granit Xhakën konsumues kokaine, por ja si qëndron e vërteta

29 Qershor 2021, 21:37 Nga DOSJA
Në Francë shfrenojnë fantazinë, e bëjnë Granit

PARIS– Faqet në internet mund të ndihmojnë të informohesh por ka edhe lajme që mund t’ju befasojnë papritur. Eleminimi i Francës nga Zvicra ka bërë shumë zhurmë, mediat kërkojnë të gjejnë shkakun e eleminimit,ndërsa dikush ka menduar të fusë në ‘grackë’ lexuesit me një lajm që po shpërndahet gjerësisht.

Me emrin e portalit “Paris Match”, dikush ka postuar foton e Granit Xhakës dhe titulli ishte vërtetë i çuditshëm. .”Le footballer Suisse a-t-il pris de la cocaïne en direct?”- “A e mori lojtari zviceran kokainë”?. Fotoja është kapur në momentin që lojtari ka festuar dhe ndodhet mes shokëve të skuadrës. Ky është një titull që natyrisht prish figurën e mesfushorit me origjinë shqiptare.

 

? pic.twitter.com/7Qykg48lDV

— LUCA ARGENTERO (@Lucaargentero) June 29, 2021

Ndër të tjera, për të kontribuar në përhapjen e këtij lajmi (sigurisht me një qëllim satirik) ishte Luca Argentero në Tëitter i cili, jo çuditërisht, shoqëroi imazhin me një emoji. Imazhi i Xhakës ka filluar të përhapet me shpejtësi me disa që po e paraqesin atë si të vërtetë,por pa asnjë dyshim që është një lajm i rremë si nga lojtari ashtu edhe nga vetë portali francez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport france granit xhaka zvicer france granit xhaka zvicer

Sondazh

Poll