Sport

VIDEO/ Kane e Sterling nderojnë Anglinë, Gjermania dorëzohet mes rastit të Muller dhe zhurmës së “Wembley-t”

29 Qershor 2021, 16:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Kane e Sterling nderojnë Anglinë, Gjermania dorëzohet mes

LONDËR-Anglia triumfon me rezultatin 2-0 ndaj një rivali historik si Gjermania, duke i dërguar këta të fundit në shtëpi që në fazën e 1/8-ave, teksa mbrojtja, që vijon të ruajë të paprekur portën e Pickford dhe Raheem Sterling konfirmohen pikat më të forta të “tre luanëve” në këtë edicion të Kampionatit Europian.

Një pjesë e parë që përfundoi 0-0,ndërsa në të dytën, Anglia kaloi në avantazh me Sterling në minutën e 76′. Disa minuta më vonë sulmuesi i Manchester City-t emocionohet më shumë se duhet dhe gabon një top në mënyrë flagrante, duke i dhënë mundësi Muller-it të shënojë golin e barazimit, por gjuajtja e veteranit gjerman përfundoi vetëm pak centimetra jashtë portës së Pickford.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Harry Kane 4 minuta para fundit, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë, mori një kros të saktë nga Jack Grealish dhe shtyu topin në rrjetë për herë të dytë, duke gjetur golin e tij të parë personal në Euro 2020 dhe njëkohësisht duke vulosur kalimin e Anglisë ën çerekfinale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

Merr fund në fazën e 1/8-ave Kampionati Europian për Gjermaninë, një skuadër që u kualifikua me vuajtje dhe realisht bindi vetëm në ndeshjen e dytë në grup ndaj Portugalisë, ndërsa Anglia mban gjallë ëndrrën për të festuar në finalen e madhe të “Wembley”-t më 11 korrik.

 

 

 

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli-gjermani euro 2020 wembley angli-gjermani euro 2020 wembley

Sondazh

Poll