Sport

FOTO/ U eleminuan nga Zvicra, shtypi francez nuk tregon ‘mëshirë’ për Francën, të gjithë duan ‘kokën’ e Deschamps

29 Qershor 2021, 17:15 Nga DOSJA

FRANCË-Zvicra bën surprizën e madhe në Euro 2020 duke eliminuar Francën, favoriten kryesore për të fituar trofeun nga kompeticioni në fazën e 1/8-ave. Në Bukuresht, Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare që nxorri jashtë Francën pas një tjetër ndeshjeje të çmendur me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 3-3 përfshirë edhe 30 minutat e shtesës. Në Francë, sigurisht mediat janë të zhgënjyer për mënyrën sesi përfaqësuesja e tyre doli jashtë turneut.

Zhgënjim i madh, madje asimilim, siç e titullon “L’Equipe”. Tredhëmbëshi i magjive Mbappe-Griezman-Benzema nuk funksionoi por në fund u gjend të vështirësi edhe mbrojtja që u keqtrajtua nga zviceranët, madje zgjedhja e Deschamps për të hedhur në fushë titullar Lenglet apo Rabiot mbrojtës krahu, hedh hije të mëdha dyshimi. “Kapakun ia vendos vendimi për të rreshtuar jo në pozicionin e tij ideal një mbriojtës si Kimpembe”, shton L’equipe.

Pothuajse të njëjtën linjë editoriale, atë të zhgënjimit zgjedh edhe e përditshmja tjetër e madhe franceze “Le Parisien” që evidenton si dështimin më të madh të mbrëmjes, Kylian Mbappe. “Në çdo rast, kjo Francë nuk meritonte të shkonte më larg”m thekson “Le Parisien” që ngre pikëpyetje për të ardhmen e trajnerit.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit zgjedhin tituj më të fortë. Për të përditshmen “Provence” eleminimi nga europiani mund të cilësohet “mbytje” ndërsa “La Voix du Nord” e cilëson rrëzim nga lart.

Përshtypjet e përgjithshme janë pothuajse të njëjta në qëndrim, ndoshta trajneri nuk arriti të gjente ekulibrin më të mirë për një skuadër që në letër kishte gjithcka për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca euro 2020 franca

Sondazh

Poll