Aktualitet

Një tjetër mund të bëhet “mollë sherri”! Nuk i jepet leja për shfrytëzimin e plazhit “Kalaja” në

29 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Një tjetër mund të bëhet “mollë sherri”!

VLORË– Rrëmuja me lejet për shfrytëzimin e vijës bregdetare ka mbërritur edhe në Vlorë. Plazh i quajtur Kalaja, i ndërtuar dhe shfrytëzuar ligjërisht prej vitesh nga pronari i një lokali buze detit, i është dhënë një biznesi tjetër shumë më larg.

Për të shkuar në plazhin për të cilën ka marrë lejen, duhet të kalohet në mes të biznesit që nuk po e merr ende lejen. Kjo situatë mund të jetë pragu i ndonjë konflikti.

Biznesit me emrin ‘Kalaja’ ende nuk i është dhënë ndonjë leje për shfrytëzim të vijës bregdetare të cilët ai tregon se e ka investuar vetë për ta kthyer në një plazh si dhe ka ndërtuar shkallët ku pas vendimit të ministrisë së turizmit duhet t’i përdorë një biznes tjetër.

Sipërmarrësi i plazhit Kalaja bën apel për rishikimin e lejes së dhënë dhe ndërhyrje sa më shpejtë, që mos te lindin konflikte të rënda.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plazhi kalaja ne vlore vlore plazhi kalaja ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 17:29

TIRANË– Pronari i hotelit në Shëgjin, Vladimir Gjekaj, të cili i doli në krah kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka rrëfyer versionin e tij të përplasjes me ...