Protesta për familjen Gushi/ Motrat e të ndjerës Silvanë rrëqethin me fjalët: Dhimbja na ka bllokuar! Nuk duam të vrasim
FIER- Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë të Patosit kanë dalë në protestë në sheshin Europa në Fier, për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi. Familja Gushi, e përbërë nga katër anëtarë, nëna, babai dhe dy vajzat humbën jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti që rezultoi fatal për ta.
Në protestë, ishte edhe motra e të ndjerës Silvana Gushi, e cila teksa i kë dedikuar një poezi që e ka shkruar vetë, i bën thirrje të gjithë atyre që kërkojnë adrenalinë të shkojnë dhe ta mbysin atë në lumë apo det.
“Unë jam mësuese dhe shikoj nxënësit mi që pa patenta bredhin rrugëve me shpejtësi të madhe dhe nënat i presin te pragu i derës, se nuk e dinë a do kthehen gjallë apo jo. Është një ditë, një jetë që nuk e kuptojmë se ku jetojmë dhe njerëz të pandërgjegjshëm që bredhin rrugëve thjeshtë për adrenalinë. Por nëse dëshirojnë adrenalinë detin, lumin e kanë aty të freskohen se vapë është, të freskohen jo të na marrin jetët. Zoti na ka dhënë një jetë për të jetuar dhe jo për të na marrë më qafë i ligu dhe njerëzit pa tru e pa mend.
Kisha shumë fjalë por dhimbja na ka bllokuar. Kam një poezi që e kam bërë enkas për motrën time Silvanën dhe për fëmijët e saj, mbesat e mia dhe mbesat e hallës sime Fatbardhës që tani është fatzezë”, tha njëra nga motrat e Silvanës.
Po ashtu edhe një tjetër motër e të ndjerës kërkon drejtësi për viktimat.
“Dua drejtësi, nuk dua të vrasim dhe të presim, Nuk kemi fjalë ta përshkruajmë se çfarë dhimbje kemi. Ju lutem shteti të na ndihmojë të gjitha familjet në situata të tilla, të vendosë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion”, u shpreh ajo.
TOP CHANNEL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
U konfliktua me të dashurën në gjendje të dehur, policia sqaron ngjarjen në Komunën e Parisit: E dërguam në spital për
TIRANË- Policia ka dhënë versionin e ngjarjes që ndodhi pasditën e sotme në Komunen e Parisit, ku një person është futur me forcë në dyqanin e të dashurës ...
Vëzhguesit ndërkombëtarë depozituan prova shtesë, Elisabeta Imeraj flet për Dosja.al: Nuk kam asnjë lidhje me krimin e or
TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk pranon kurrsesi që të ketë lidhje me krimin e organizuar apo kontakte me persona të inkriminua...
U shuan në një aksident tragjik, të afërmit e familjes Gushi dalin në protestë në Fier: Drejtësia të vendoset në vend,
FIER- Të afërmit dhe qytetarë të ndryshëm kanë dalë në protestë pasditen e sotme në Fier për familjen Gushi, anëtarët e së cilët humbën jetën disa ditë më parë ...
Masakrën e nisi Hasan Ferracaku! Fillimisht vrau Edmond Gocaj, më pas Xhovanin dhe kamarierin fatkeq, vetë mbeti i plagosur.
SHKODËR– Hasan Ferracaku, i cili mbeti i plagosur në Masakrën e Velipojës ka qenë personi që ka hapur zjarr i pari kundrejt familjes Gocaj dhe kamarierit M...
“Gjithmonë dëshironte që të gjente punë…” Mësuesja e Musaen Zenelit kujton takimin e fundit me të riun: Nuk do
VELIPOJË- Mësuesja e Musaen Zenelit, 20-vjeçarit i cili u vra tre ditë më parë në ditën e tij të parë të punës si kamarier në Velipojë, Valbona Kapi...
Makina humb kontrollin në Vlorë, ‘fluturon’ brenda dyqanit të luleve, drejtuesi dhe pasagjeri ‘zhduken’
VLORË– Një makinë e llojit “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një dyqan lulesh në Vlorë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në buleva...
Arrestohen katër persona në Durrës, akuzohen për vjedhje, shpallet në kërkim një tjetër
DURRËS– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se per...
“Do të ****”/ ‘Çmendet’ i riu me kapele te Komuna e Parisit, futet me forcë në dyqanin ku kishte të dashurën, ajo
TIRANË– Një i ri, identititeti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shoqëruar me forcë nga policia e Tiranës. Pamjet e publikuara nga FaxNews tregojnë m...
Rikonstruksioni i kabinave, OSHEE: Banorët në rrugën “Siri Kodra” dhe “Kosta Çekrezi” do të jenë pa drita për 7 o
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjsië Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të stakohen dritat për 7 orë. Në një pistim në Facebook, OSH...