Aktualitet

29 Qershor 2021, 17:29 Nga DOSJA

TIRANË– Pronari i hotelit në Shëgjin, Vladimir Gjekaj, të cili i doli në krah kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka rrëfyer versionin e tij të përplasjes me efektivët që tashmë po përballen në gjykatë me kreun e Bashkisë Lezhë. Në një prononcim për FaxNews, Gjekaj është shprehur se efektivët kanë shkuar në hotelin e tij dhe i kanë kërkuar që të ulë muzikën, pasi ishte jashtë orarit të lejuar.

Biznesmeni tregon se nuk ka pranuar dhe u ka thënë efektivëve që kishte të ftuar kryebashkiakun Ndreu bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Më pas, sipas Gjekajt, efektivët i kanë thënë se nuk e njohin Ndreun dhe e kanë shoqëruar në polici atë. Gjekaj shton se sipas tij, gjithçka është politike.

“Dola dhe u sqarova me efektivët e policisë. Ju thashë se nuk e fik muzikën. Më shoqëruan në komisariat. S’ka pasur përplasje mes policëve dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Mendoj se çështja është politike. Ndreu ishte aty kur erdhën policët. Ata thanë se nuk e njihnin kryebashkiakun. Nuk pranova të fik muzikën, kisha të ftuar, ishte Ndreu dhe zyrtarë të tjerë,”- tregon pronari i hotelit ku ndodhi konflikti.

LAJM KRYESOR: “S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu kallëzohet penalisht nga 3 efektivë të Policisë, i pengoi për shoqërimin e pronarit të një hoteli, të nesërmen kërkoi të ndiqen penalisht: Ligjin e bëj unë dhe… (PËRPLASJA DHE HAKMARRJA)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perplasja e pjerin ndreut me policine vladimir gjekaj perplasja e pjerin ndreut me policine vladimir gjekaj

Sondazh

Poll