Aktualitet

“Gjithmonë dëshironte që të gjente punë…” Mësuesja e Musaen Zenelit kujton takimin e fundit me të riun: Nuk do

29 Qershor 2021, 16:28 Nga DOSJA
“Gjithmonë dëshironte që të gjente

VELIPOJË- Mësuesja e Musaen Zenelit, 20-vjeçarit i cili u vra tre ditë më parë në ditën e tij të parë të punës si kamarier në Velipojë, Valbona Kapiaj ka përshkruar takimin e fundit që ka patur me të riun.

Në një rrëfim për gazetarin e Balkanweb, Senad Nikshiqi, mësuesja është shprehur se Musaeni gjithmonë ka dashur që të punojë dhe t’i bëhet krah familjes së vetë. Sipas mësueses, i riu kishte bërë një shkollë të mesme profesionale për turizëm dhe se kjo ishte fusha ku ai kërkonte punë dhe donte të përqëndrohej për të ardhmen e tij.

Kapiaj është shprehur ndër të tjera se nuk do ta harrojë kurrë takimin e fundit me Musaen Zenelin, në mbrëmjen e Maturës, ku i riu u fliste të gjithë mësuesve dhe shokëve të tij me afrimitet dhe dashuri.

“Musaeni që në ditën e parë e kam njohur dhe më ka ndihmuar biles për të rregulluar klasën ku do te mësonte dhe ku do të merrte profilin e kuzhinierit. Një fëmije shumë i mirë, shumë i dashur, shumë i komunikueshëm, shumë i sinqertë dhe shumë i mirë sidomos me mësueset. Ka qenë një femijë shumë i mirë dhe kështu vitet kaluan dhe erdhi viti i katërt dhe ai mori një profil për turizëm. Që nga viti i parë e deri në vitin e katërt e ka dashur shume punën. Ka dashur medoemos te gjente një punë për t’ju bere krah familjes sidmos nenës se tij. Natën e maturës ka qenë nata e fundit që ka qene bashke me mua dhe shokët e shoqet e klasës dhe gjithë pjesëtaret e kolektivit tone. Nuk do ta harroj kurrë atë natë me ate dashurinë e tij, me afrimitetin dhe komunikimin e tij. Musaeni i afroi një buzëqeshje te gjithë mësuesve për gjithë vitet qe ia ka marre tek shkolla jone,”- ka rrëfyer mësuesja. 

Kush ishte Musaen Zeneli?

Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.

20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë. Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave. Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij nuk kishte mundësi që të përballonte as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. 

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes musaen zeneli valbona kapitaj masakra e velipojes musaen zeneli valbona kapitaj

Sondazh

Poll