Aktualitet

Masakrën e nisi Hasan Ferracaku! Fillimisht vrau Edmond Gocaj, më pas Xhovanin dhe kamarierin fatkeq, vetë mbeti i plagosur.

29 Qershor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Masakrën e nisi Hasan Ferracaku! Fillimisht vrau Edmond Gocaj, më pas

SHKODËR– Hasan Ferracaku, i cili mbeti i plagosur në Masakrën e Velipojës ka qenë personi që ka hapur zjarr i pari kundrejt familjes Gocaj dhe kamarierit Musaen Zeneli. Tre ditë pas ngjarjes që la pas katër viktima, Report TV raporton se fillimisht Hasan Ferracaku ka qëlluar në drejtim të Edmond Gocajt, duke e lënë atë të vdekur në vend me një plumb në kokë.

Më pas, ka qenë vëllai i Edmond Gocajt, Xhovani Gocaj, ai që ka qëlluar drejt Ferracakëve, duke lënë të vdekur Kujtimin me tre plumba në kraharor dhe duke plagosur Hasan Ferracakun e nipin e tij.

Pavarësisht se kishte plagë në dorë, Hasan Ferracaku ka nisur që të qëllojë sërish, duke vrarë këtë herë edhe Xhovan Gocajn me disa plumba në trup e kamarierin fatkeq Musaen Zeneli. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja armësh, 8 gëzhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 5 gëzhoja arme zjarri pistolete dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 prella arme zjarri të dëmtuara pjesërisht. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë, njëra ‘TT’ dhe tjetra ‘mini glock’. Por, automatiku nuk është gjetur ende.

I mbijetuari i Masakrës së Velipojës, Hasan Ferracaku është vënë në pranga edhe pse ndodhet bë spital, bashkë me nipin e tij, 17-vjeçarin, Elmelind Dyli. Ferracaku pritet të merret sërish në pyetje, ndërsa në dëshminë e parë ka deklaruar se kanë qenë Gocajt ata që kanë qëlluar të parët, konkretisht vëllanë e tij, Kujtimin. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve.

Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra ne velipoje masakra ne velipoje

Sondazh

Poll