Aktualitet

Vëzhguesit ndërkombëtarë depozituan prova shtesë, Elisabeta Imeraj flet për Dosja.al: Nuk kam asnjë lidhje me krimin e or

29 Qershor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Vëzhguesit ndërkombëtarë depozituan prova shtesë,

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk pranon kurrsesi që të ketë lidhje me krimin e organizuar apo kontakte me persona të inkriminuar, siç dhe pretendohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në një prononcim për Dosja.al, pasi ONM-ja depozitoi prova shtesë dhe kërkoi ankimin e konfirmit të drejtueses së prokurorisë së Tiranës nga Komisionerët Publikë, Imeraj shprehet se mënyra se si po veprohet me të, është e paprecedentë.

Ajo shton se aktet shtesë të ONM-së nuk i janë vënë në dispozicion për tre vite hetime dhe se ajo do të paraqesë një kërkesë për tu njohur me to dhe me pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Aktet shtesë të ONM-së, nuk më janë vënë në dispozicion për thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kërkese për tu njohur me këto akte, dhe me pretendimet. Mbështes nje proces të drejtë ligjor dhe pres një proces të drejtë ligjor. E paprecedentë mënyra se si po veprohet. Nuk kam asnjë lloj lidhjeje, as me krimin e organizuar dhe as jo të organizuar,”- tha Imeraj për Dosja.al.

Më shkresat shtesë, ONM argumenton se duhet ankimuar konfirmimi në detyrë i Imerajt. ONM-ja shprehet se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej Imerajt dhe divorci me bashkëshortin e saj, janë dy nga disa gjërat e dyshimta. Sipas ONM-së, për ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj onm per imerajn elisabeta imeraj onm per imerajn

Sondazh

Poll