Aktualitet

Makina humb kontrollin në Vlorë, ‘fluturon’ brenda dyqanit të luleve, drejtuesi dhe pasagjeri ‘zhduken’

29 Qershor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Makina humb kontrollin në Vlorë, ‘fluturon’ brenda dyqanit

VLORË– Një makinë e llojit “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një dyqan lulesh në Vlorë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në qytetin bregdetar.

Mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi i tij ka humbur kontrollin duke përfunduar në dyqanin e luleve.

Mirëpo, drejtuesi i makinës dhe pasagjeri nuk kanë pritur që në vendngjarje të mbërrinte policia. Ata janë ‘zhdukur’ nga vendi i ngjarjes. Nga përplasja, nuk raportohet të ketë persona të lënduar por vetëm dëme materiale në dyqanin e luleve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll