Aktualitet

Nëna shqiptare vuan për djalin e vrarë në Londër me plumb pas shpine: S’ia pashë fytyrën për herë të fundit, gë

29 Qershor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Nëna shqiptare vuan për djalin e vrarë në Londër me

BRITANI- Enima Daka, nëna e Grineo Dakës, i vrarë në 7 korrik të vitit 2019, ka rrëfyer momentin e vështirë kur mori vesh se djali i saj i ishte vrarë. Në deklaratën e bërë për mediat e huaja Enima tregon se keqardhja më e madhe për të është se nuk ia pa fytyrën për herë të fundit.

Ajo ka rrëfyer gjithçka nga momenti i ardhjes në Londër e deri te momenti i vrasjes së djalit të saj, që i ndryshoi jetën. Enima ka treguar se ndihet fajtore që nuk i ka dëgjuar zërin dhe nuk e pa fytyrën e tij për herë të fundit.

“Kemi ardhur në Angli në vitin 2001 me djalin tonë nëntë vjeç, në mënyrë që t’i japim atij një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira. Ne nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht, por dinim të punonim shumë për të përmirësuar të ardhmen e tij. Dëshira e tij kryesore ishte të na shihte të lumtur. Ai më tha se do të kujdesej për ne dhe do të bënte gjithçka për ne,”– tha Enima.

“Ata u kanë shkaktuar dhimbjen më të madhe dy prindërve që vuajnë. Ata i morën jetën dhe nuk guxuan të përballen, në vend që ta qëllonin në shpinë. Edhe nëse dënohen me 100 vjet, kjo nuk e kthen djalin tonë. Pa të, ne nuk i donim jetët tona, por do të gjejmë forcën derisa vrasësit e tij të sillen para drejtësisë. Gëzimi i vetëm që kemi është nga vizita në varrin e tij. Unë fajësova veten time që nuk e dëgjova zërin e tij një natë më parë. Unë nuk e pashë djalin tim para se të varrosej. Më vjen keq që nuk e kam dëgjuar zërin e tij ose nuk kam parë fytyrën e tij për herë të fundit,“-vazhdoi ajo.

Grineo Daka u përfshi në një sherr me 4 shqiptarë, ku u qëllua me armë në shpinë nga Jeton Krasniq, i cili është dënuar me 31 vite burg.  Në lidhje me ngjarjen është dënuar edhe Edison Brahimi, 31 vjeç, me 28 muaj burg për pengim të drejtësisë pasi largoi Krasniqin nga vendi i ngjarjes. Një person tjetër është shpallur në kërkim dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Enima Daka vazhdon jetën me premtimin që i ka bërë djalit të saj, se do të qëndrojë e fortë derisa të vihet drejtësia.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison brahimi enima daka grineo daka jeton krasniqi edison brahimi enima daka grineo daka jeton krasniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 17:29

TIRANË– Pronari i hotelit në Shëgjin, Vladimir Gjekaj, të cili i doli në krah kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka rrëfyer versionin e tij të përplasjes me ...