Aktualitet

U shuan në një aksident tragjik, të afërmit e familjes Gushi dalin në protestë në Fier: Drejtësia të vendoset në vend,

29 Qershor 2021, 17:03 Nga DOSJA
U shuan në një aksident tragjik, të afërmit e familjes Gushi

FIER- Të afërmit dhe qytetarë të ndryshëm kanë dalë në protestë pasditen e sotme në Fier për familjen Gushi, anëtarët e së cilët humbën jetën disa ditë më parë nga një aksident automobilistik. Të mbledhur në shëtitoren e Fierit, me pankarta në duar dhe me foto e anëtarëve të stampuara në bluzet e zeza ata kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e Eduart Gushit, gruas së tij Silvana Gushit dhe dy vajzave të mitura, Anastasia dhe Eva.

Disa nga pankartët që u përdorën në këtë protestë janë: Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj, Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim, Katër fëmijët tanë i kemi rritur në një dhomë.

Në protestë ndodhej edhe nëna e Silvana Gushit, e cila u shpreh se nuk kërkon hakmarrje por vetëm drejtësi për të afërmit që i ka marrë.

“Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”, tha e ëma e 33-vjeçares.

Ndërsa nga ana tjetër daja i Silvanës, tha se babai i djalit që shkaktoi aksidentin duhet që tu shkonte të kërkonte falje për krimin që bëri djali i tij. më tej ai ka thënë se drejtësia duhet që të veprojë në përputhje me ligjin.

“Ne jemi njerëz të thjeshtë dhe kërkojmë vetëm drejtësi nuk kërkojmë hakmarrje. Babai i atij djalit duhet të na dilte ballë për ballë, të na trakiste në derë. Kërkojmë drejtësi nga policia dhe drejtësi nga gjykata për të mos i manipuluar provat. Duam të futet në burg ai që na mori 4 anëtarë të familjes, Drejtësia duhet të veprojë ashtu siç i takon ligji. Ne jemi njerëz që duam drejtësi dhe nuk duam hasmëri”, përfundoi daja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit të së premtes së kaluar në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anasatasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh. Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po ecte mjeti i drejtuar nga 22 vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet familja gushi proteste per familjen gushi familja gushi proteste per familjen gushi

Sondazh

Poll