Aktualitet

Arrestohen katër persona në Durrës, akuzohen për vjedhje, shpallet në kërkim një tjetër

29 Qershor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Arrestohen katër persona në Durrës, akuzohen për vjedhje,

DURRËS– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personat me inicialet I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, janë arrestuar pasi rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa personi me inicialet L. V., 29 vjeç, është i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Në kërkim është shpallur personi me inicialet L.S., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë: Durrës. Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike. Të 4 autorët e arrestuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe automjeti që do përdorej për transportin. Shërbimet e Komisariat të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit: I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, ditën e sotme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Romanat, Durrës, janë konstatuar dhe kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater persona ne durres policia e durresit arrestohen kater persona ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll