“Mos shihni drejtorin, por shihni ministrin”/ Çuçi si Lleshaj: Deri në ditën e fundit do e kryej detyrën me angazhim
28 Qershor 2021, 09:39Nga DOSJA
TIRANE– Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi preferoi të përdorte modelin e Sandër Lleshajt, kur u pyet nga gazetarët për përgjegjësit e ngjarjeve të fundit në vend. Çuçi tha se kush do përgjegjësi, të mos shohë drejtorin por ministrin. Për të, detyra do të kryhet me angazhim deri në ditën e fundit.
“Kjo është qasja ime, që mos shihni drejtorin e policisë, shihni ministrin e Brendshëm. Ka qenë fushatë dhe unë zgjodha me qasje të mos isha aktiv për të mos u dukur si ndikues apo i anshëm në fushatë. Deri në ditën e fundit që do të jem ministër do e kryej detyrën me angazhimin më të lartë.”,-tha Çuçi.
Paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj, kur mori detyrën si ministër deklaroi se fytyra e tij është fytyra e policisë së Shtetit. Deklarata u kthye në parodi, sa herë që efektivë policie u përfshinë në korrupsion, ngacmim seksual apo dhunë në protesta.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Bashkia e Durrësit, ka deri më 15 korrik kohë që të mendojë se si do të menaxhojë plehrat që kanë pushtuar zonën prej kohësh. Kjo pasi, kompania pr...
SHKODËR– Një ditë pas masakrës së Velipojës, të mbijetuarit kanë nisur që të flasin dhe të tregojnë gjithë çfarë ndodhi. Hasan Ferracaku, vëllai i K...
TIRANË- Vrasja makabre e të riut Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën në masakrën e Velipojës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe media. Gr...
TIRANË– Mjekët specializantë, të cilët u larguan nga puna pasi qëndruan mbi një vit në vijën e parë të luftës me COVID, kanë dalë ditën e sotme në protest...
Aktualitet28 Qershor 2021, 08:05
SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...
Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e marijuanës disa vite më pare, po i rikthehet bizneseve të vogla prodhuese dhe prodhimeve tradicionale. ...
PUKË- 4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në zonat e pyllëzuara të Pukës.Mësohet se të arrestuarit janë jan...