Aktualitet

EMRAT/ Kishin hapur tokën në Pukë gati për të mbjellë kubikët me kanabis, arrestohen në flangrancë katër persona

28 Qershor 2021, 07:19 Nga DOSJA
EMRAT/ Kishin hapur tokën në Pukë gati për të

PUKË- 4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në zonat e pyllëzuara të Pukës.

Mësohet se të arrestuarit janë janë E. Himollari, 31 vjeç, Alfred Limani, 25 vjeç dhe Jashar Hilaj, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Goska”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Pukë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që u kapën në tentativë për të kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Goska’, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfdred limani jashar hilaj kultivim kanabisi ne kruje alfdred limani jashar hilaj kultivim kanabisi ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 06:38

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...