Aktualitet

Po tentonte të mbillte kanabis në fshatin Lalm, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

28 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Po tentonte të mbillte kanabis në fshatin Lalm, arrestohet

LEZHË– Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi ka tentuar të kultivojë kanabis. Policia bën me dije se në pranga ra 57-vjeçari N.D., i cili u kap teksa po tentonte të kultivonte lëndë narkotike në fshatin Lalm, Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë; Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Lalm Lukaj”, Lezhë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi N. D., 57 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne lezhe kanabis ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 08:05

SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...

Aktualitet 28 Qershor 2021, 06:38

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...