Vërshojnë ndihmat për familjen e Myzerim Zenelit, Eurosig dhe Uba Bank i dhurojnë 3 mln lekë të vjetra nënës dhe vëllai
28 Qershor 2021, 08:18Nga DOSJA
TIRANË- Vrasja makabre e të riut Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën në masakrën e Velipojës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe media. Grupi Eurosig-Insig &Uba Bank, i kanë dhuruar familjes së 20-vjeçarit një shumë prej 3 milionë lekë të vjetra. Kadri Morina, themelues i Eurosig, ka dhënë lajmin ku shkruan se Myzerim Zeneli është simbol i punës.
POSTIMI I PLOTË:
Myzerim Zeneli quhej djaloshi që humbi jetën në një përplasje me armë në Velipojë. Aq i ri dhe i pafajshëm ai iku nga kjo botë për shkak të të tjerëve, por do mbetet në memorien tonë si një djalë punëtor që në moshë të vogël, për veten dhe nënën e tij.
Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i kanë akorduar nënës së Myzerimit një ndihmë financiare prej 300,000 lekësh të reja. Nuk mund t’ia zëvendësojmë djalin e saj të dashur, por shprehim mbështetjen tonë për humbjen e tij.
Myzerimi ishte një nga mijëra të rinj që aspirojnë një jetë normale. Ishte një prej atyre që punojnë nga mëngjesi në darkë, që sakrifikojnë, që japin gjithçka për të ndihmuar familjen. Ishte një ndër ata të pafajshëm që ranë pre e padrejtësisë. U prehsh në paqe Myzerim Zeneli!
TIRANË– Mjekët specializantë, të cilët u larguan nga puna pasi qëndruan mbi një vit në vijën e parë të luftës me COVID, kanë dalë ditën e sotme në protest...
Aktualitet28 Qershor 2021, 08:05
SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...
Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e marijuanës disa vite më pare, po i rikthehet bizneseve të vogla prodhuese dhe prodhimeve tradicionale. ...
PUKË- 4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në zonat e pyllëzuara të Pukës.Mësohet se të arrestuarit janë jan...
DRIMADHE– Pas Velipojës, përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare janë shënuar edhe në jug të vendit, më konkretisht në Dhërmi. Pas mesnatës, rreth orës 01...
Aktualitet28 Qershor 2021, 06:38
Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...
VLORË– Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash. Mësohet se 28-vjeari H.F.,...
TIRANË– Një faqe dhuruese (funderorbit.org) është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshë...