Aktualitet

Pas 1 viti shërbim falas, kompania private i vjen SËRISH në ndihmë Bashkisë së Durrësit! I vendos 17 ditë afat për mena

28 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Pas 1 viti shërbim falas, kompania private i vjen SËRISH në

DURRËS– Bashkia e Durrësit, ka deri më 15 korrik kohë që të mendojë se si do të menaxhojë plehrat që kanë pushtuar zonën prej kohësh. Kjo pasi, kompania private ‘Integrated Energy’ e cila ka marrë çdo ditë mbetjet e qytetarëve për 1 vit, ka shtuar dhe 17 ditë shtesë, FALAS për të menaxhuar këtë situatë problematike.

Në shkresën e cila është dërguar nga kompania, thuhet se Bashkia mund të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë pagesë, deri në afatin e caktuar.   Më pas institucioni duhet të marrë masa të caktuara për menaxhimin e mbetjeve.

Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

Lidhur me situatën e rënduar në të cilën qyteti i Durrësit gjendet, qytetarët kanë dalë sërish në protestë, duke sjellë edhe reagime nga zyrtarë të vendit. 


I pari që reagoi ishte kryetari i selisë së Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferri, i cili ia ‘faturoi’ problemin qeverisë, duke thënë se kjo e fundit ka dështuar me menaxhimin e mbetjeve. Gjatë një deklarate për mediat, një reagim erdhi edhe nga ministri i Brenshëm Bledi Çuçi, i cili tha se e ka ndjekur situatën dhe se këto 2 ditë do të marrë një zgjidhje, por se problematika do të ekzistojë deri sa të bëhet një landfill model dhe në qytetin e Durrësit. Ai shtoi se përgjegjësia është përtej ministrit të Brendshëm. Një reagim edhe edhe nga kryetarja e kësaj Bashkie, Emirjana Sako, e cila gjatë mbledhjes me Këshillin Bashkiak të Durrësit është shprehur se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje dhe se do të përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.

Por pse është Durrësi në këtë situatë?

Dosja.al ka raportuar prej muajsh katastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë. Është në dorën e qeverisë që të japë “ok” për trajtimin e mbetjeve, çka do të sillte edhe zgjidhjen e situatës me plehrat në Durrës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 08:05

SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...