Aktualitet

28 Qershor 2021, 08:05 Nga DOSJA

SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikti. Ferracaku, i plagosur nga të shtënat dhe i arrestuar nga policia, si një nga personat që ka qëlluar me armë në përplasjen me djemtë e familjes Gocaj, thotë se debati ka nisur në plazh dhe më pas ka vazhduar në ambientet e hotel Gocaj. 54-vjeçari ka treguar se gjatë bisedës ka nisur tensioni dhe më pas janë nxjerrë armët. Ai ka mohuar që të jetë njëri prej personave që ka qëlluar me armë ndërsa ka thënë se i vëllai iu vetëmbrojt. 

Hasan Ferracaku: Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet, në një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve, dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli.

LAJMI KRYESOR: Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar por situata doli nga kontrolli! Rrjeti angazhohet për të ndihmuar viktimën e pafajshme

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hasan ferracaku kujtim ferracaku masakra e velipojes hasan ferracaku kujtim ferracaku masakra e velipojes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 06:38

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...