Aktualitet

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar por situata doli nga kontr

28 Qershor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e

SHKODËR– Një ditë pas masakrës së Velipojës, të mbijetuarit kanë nisur që të flasin dhe të tregojnë gjithë çfarë ndodhi. Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikti.

Ferracaku, i plagosur nga të shtënat dhe i arrestuar nga Policia, si një nga personat që ka qëlluar me armë në përplasjen me djemtë e familjes Gocaj, pretendon se ai, vëllai dhe djemtë e tij kishin shkuar për sqarim. Por biseda ishte tensionuar dhe palët kishin nxjerrë armët. Vetë nuk pranon për asnjë moment që ka qëlluar, ndërsa krijon edhe një alibi për të vëllanë e ndjerë, duke pretenduar se kishte pasur qëllim vetëm vetëmbrojtjen. 

Ndërkohë që i gjithë rrjeti është mobilizuar tërësisht për të ndihmuar familjen e një prej viktimave, më i pafajshmi në mesin e të gjithë, Myzerim Zeneli. 20-vjeçari ndërroi jetë prej plumbave në ditën e parë të punës, ndaj për të mbuluar kostot e ceremonisë mortore disa persona janë ofruar për të mbuluar shpenzimet.

Gjithashtu është hapur një faqe dhuruese (funderorbit.org) që ka si qëllim që të ndihmojë familjen, ndërsa dhe grupi Eurosig-Insig &Uba Bank i ka dhuruar një shumë prej 3 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku pritet të ndodhin ndryshime në Policinë e Shtetit. 

Po çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hasan ferracaku kujtim ferracaku masakra e velipojes hasan ferracaku kujtim ferracaku masakra e velipojes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 08:05

SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...

Aktualitet 28 Qershor 2021, 06:38

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...