Aktualitet

U pushuan nga puna pas një viti ‘lufte’ me COVID, mjekët specializantë dalin në protestë: Kërkojmë anulimin e kërkes

28 Qershor 2021, 08:12 Nga DOSJA
U pushuan nga puna pas një viti ‘lufte’ me COVID, mjekët

TIRANË– Mjekët specializantë, të cilët u larguan nga puna pasi qëndruan mbi një vit në vijën e parë të luftës me COVID,  kanë dalë ditën e sotme në protestë pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i ndërprerë kontratat e tyre të punës.

Njëra prej mjekëve është shprehur nuk ka një rregullore publike që thotë që mjekët, që janë ende në specializim i ndalohet të punojnë. Ajo tregoi se kërkesa e tyre është të zhvillojnë një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të shprehur problematikën që ato kanë. Nëse vendimi nuk rishikohet, mjekët paralajmëruan protesta dhe dërgim të çështjes në organet gjyqësore.


“Kemi një rregullore të specializimit, ku në asnjë pikë s’na ndalohet të punojmë paralelisht. Dokumenti ligjor që ndërpret marrëdhënien e punës, është kontrata. Në atë nuk thuhet që mjekët duhet të specializohen dhe të ndjekin studimet e të punojmë. Ne jemi familjarë, kryefamiljarë dhe pjesa e punës është e rëndësishme. Ka vend për t’u parë kjo pjesë dhe për t’u ndryshuar. Duhet të bëjmë një takim me Ministrinë, për këtë çështje. Ne jemi 4 breza, rreth 200 e ca veta në brez, bien rreth 800 persona pa punë. Ne nuk kemi asnjë kontratë, ne paguajmë këto studime, nuk marrim asnjë pagë. Vendi punës thotë kontribut për të marrë këtë specializim. Të marrësh specializimin janë trajnime pafund, shpenzime. Këto shpenzime mbulohen nga ne. Në vlerë page mjeku i përgjithshëm merr 700 mijë lekë të vjetra, specialisti diku te 800 mijë lekë të vjetra. Hapin e parë e nisëm në formën ligjore, hapi i dytë është do të përshkallëzojmë veprimet tona, do të protestojmë dhe mund ta çojmë në gjykatë”

1 mijë mjekë specializantë, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, kanë mbetur pa punë pas vendimit të lëshuar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë. Kërkesa është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, i cili hyri në fuqi për qarqet, Tiranë, Elbasan, Vlorë e Shkodër. Këtë hap mjekët nuk e kanë pritur mirë dhe këtë problematikë e adresuan në media.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mjeket specializante largohen nga puna mjeket specializante ne proteste mjeket specializante largohen nga puna mjeket specializante ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2021, 08:05

SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...

Aktualitet 28 Qershor 2021, 06:38

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga ...