Aktualitet

Blerje votash dhe trafik drogë, lirohet një nga të arrestuarit, tjetri lihet në burg

25 Qershor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Blerje votash dhe trafik drogë, lirohet një nga të arrestuarit,

TIRANË– Agustin Selimi, një nga dy personat e vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike dhe që më pas përgjimet zbuluan se blinin vota, është lënë i lirë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme. Mësohet se në burg është lënë vetëm Pëllumb Lekaj, i cili do të vijojë të hetohet për trafikun e lëndëve narkotike.

Selimi dhe Lekaj u vunë në pranga më 29 prill pai u kapën me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve dhe përgjimet, zbuluan se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave. Konkretisht ata blinin vota në këmbim të pagesës së faturave të energjisë elektrike.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin selimi pellumb lekaj agustin selimi pellumb lekaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...