Aktualitet

Akti normativ për ndërtimin e teatrit të ri, Budina: Një pështymë në fytyrën e drejtësisë shqiptare, turp, nuk pritën

25 Qershor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Akti normativ për ndërtimin e teatrit të ri, Budina: Një

TIRANË– Regjisori Edmond Budina ek a konsideruar një turp dhe një pështymë në fytyrën e drejtësisë vendimin e Këshillit të Ministrave që i hapi rrugën ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.

Në një prononcim për mediat nga dera e Gjyaktës Kushtetuese, Budina tha se fillimisht duhet të prisnin vendimin e Kushtetueses e më pas të merrnin një vendim. Budina shtoi më tej se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do shkojë dhe në instanca ndërkombëtare.


“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime. Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën,”-tha Budina ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Qeveria i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri, AMT kërkesë kushtetueses: Përshpejtoni procedurat, plani kriminal po çohet deri në fund. Kalaja i bën thirrje ambasadores: Kim të reagojë Budina: Pështymë në fytyrën e drejtësisë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...