Aktualitet

Kushtetuesja shtyu dhënien e vendimit, Kalaja i bën thirrje Kim:Të mos merrret me mediat, të dalë e të flasë për aktin k

25 Qershor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Kushtetuesja shtyu dhënien e vendimit, Kalaja i bën thirrje

TIRANË– Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Adriana Kalaja ka folur nga dera e Gjykatës Kushtetuese pasi Qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave i hapi rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Kalaja tha para derës së Gjykatës Kushtetuese se duhet të vijë edhe reagimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Kalaja shtoi se Kim nuk duhet të merret me vogëlsira dhe të fajësojë mediat për gjithçka, por që duhet të dalë e të prononcohet për këtë çështje të rëndë që po ndodh para syve të të gjithëve.


“Ne e dimë shumë mirë çfarë pasoja ka një akt normative ku kalon në Kuvend, miratohen të gjitha to që janë dërguar nga kryeministri Rama. Në këto kushte ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që të përshpejtojë në dhënien e vendimit sepse akti normative që do kalojë në Kuvend, nëse ndodh para dhënies së vendimit të Kushtetueses, ka efekte negative. Ne që në fillim, Presidnti njëherë, më pas ne kërkuam shfuqizimin e tre akteve. Tani është vnedosur që Gjykata të shprehet bashkë me vendimin përfundimtar. Po nënvlerësohet situata. Shtyrja e vendimit ka bërë që procedurat për ndërtimin e teatrit ilegjitim të përshpjetohen. I bëj thirrje ambasadores Kim që të dalë dhe të shprehet për këtë gjë. Ne respektojmë ligjin, gjykatat, jemi të detyruar të presim, por është shkelje e pafalshme e injorim që të mos përfillet dhe të mos pritet për vendimin përfundmtar por të vazhdohet me procedurat për ndërtimin e Teatrit të ri. Ambasadorja Kim të mos merret me mediat e vogëlsirat. Ambasadorja të dalë sot dhe të thotë përse Këshilli i Ministrave kur Gjykata ka vendosur shtyrjen e marrjes së vendimit, nxorri këtë akt normative,”- tha Kalaja ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Qeveria i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri, AMT kërkesë kushtetueses: Përshpejtoni procedurat, plani kriminal po çohet deri në fund. Kalaja i bën thirrje ambasadores: Kim të reagojë Budina: Pështymë në fytyrën e drejtësisë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja adriana kalaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...